E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, Qeli të reja për të sëmurët mendore

Afro 90 të dënuar me “mjekim të detyruar”, të cilët kryesisht kanë kryer krime të rënda brenda familjes, duke masakruar të afërmit e tyre do të vendosen në këto qeli. Sot ceremonia e inaugurimit. 

DURRES-  Të sëmurët mendorë të cilët kanë kryer vepra penale dhe janë izoluar me vendim gjykate në repartin psikiatrik të spitalit të burgut, do të vendosen më në fund në qelitë e tyre.

Sot do të inaugurohet qendra e re në qytetin e Durrësit, e ngritur enkas për izolimin e kësaj kategorie të dënuarish. Burime zyrtare të ministrisë së Drejtësisë thanë se fill pas inaugurimit të godinës, do të fillojë dhe transferimi i të dënuarve me probleme mendore. 
Afro 90 të dënuar me “mjekim të detyruar”, të cilët kryesisht kanë kryer krime të rënda brenda familjes, duke masakruar të afërmit e tyre do të vendosen në këto qeli   

Nga inspektimet e kryera ka rezultuar se qendra e Durrësit nuk ofron të gjitha kushtet e kërkuara për vendosjen e të dënuarve me probleme mendore, për momentin duket se kjo është e vetmja zgjidhje.
(s.g/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›