Dy aksidente në akset jugore, 2 të vdekur
Aksidentet ndodhën në akset Fier- Lushnjë dhe Gjirokastër- Tepelenë. Viktimat janë drejtuesit e automjete. Policia tha se nga të dhënat e para të hetimeve, aksidentet kanë ndodhur nga pakujdesia e dy drejtuesve të automjeteve.
FIER- GJIROKASTER- Dy aksidente me pasojë dy të vdekur, kanë ndodhur gjatë orëve të para të natës së të hënës duke u gdhirë sot e marta. Një makinë tip benz është përplasur rreth mesnatës me një maune në aksin rrugor Fier- Lushnjë.
Makina tip benz me targa LU 0956 C, është përplasur me maunen me targa FR 3315 A dhe për pasojë humbi jetën Kimet Kaja, 55 vjec. Sipas policisë shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte 55 vjecari në benzin me targa të Lushnjes.
Aksidenti tjetër është shënuar në aksin Gjirokastër- Tepelenë. Makina me targa greke YPE 5059, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.
(s.g/BalkanWeb)