E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, gjendet e braktisur foshnja njëjavëshe

Kanë qenë të qarat e fëmijës që kanë nxitur kuriozitetin e kalimtarëve të shikonin se cfarë ishte e mbuluar me batanije. Foshnja e braktisur ishte djale, gëzonte shëndet të plotë dhe kishte vetëm një javë që kishte ardhur në jetë. 

FIER-  Një foshnje një javëshe e seksit mashkull është gjetur e braktisur pranë Shtëpisë Ushtarake në qytetin e Fierit. Banorët kanë gjetur foshnjën në shkallët e pallatit nr 17 në lagjen “11 janari”. Kanë qenë të qarat e fëmijës që kanë nxitur kuriozitetin e kalimtarëve të shikonin se cfarë ishte e mbuluar me batanije.

Menjëherë foshnja është dërguar në maternitetin e qytetit dhe pasi është bërë kontrolli mjekësor është informuar se foshnja e seksit mashkull gëzonte shëndet të plotë dhe kishte vetëm një javë që kishte ardhur në jetë.

Materialet i kanë kaluar policisë për të zbuluar nënën që braktisi foshnjën e porsalindur.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›