Durrës, Rama: 70 institucione arsimore me standarde europiane

TIRANË, 4 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar investimet e realizuara në qytetin e Durrësit, duke theksuar transformimin e 70 institucioneve arsimore, përfshirë shkolla, kopshte e çerdhe, sipas standardeve më të mira europiane.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë zhvillim si rezultat të drejtimit dinjitoz të kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako dhe mbështetjes së qeverisë. Sipas tij, këto investime u sigurojnë fëmijëve kushte dhe akses të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në Europë.
“Me këtë buqetë të bukur investimesh në qytetin e Durrësit, ku falë drejtimit dinjitoz të kryebashkiakes Emiriana Sako, si edhe mbështetjes së fuqishme të qeverisë, kanë rilindur 70 institucione të arsimit; shkolla, kopshte, çerdhe, sipas standardeve më të mira europiane, duke iu ofruar fëmijëve tanë kushtet dhe aksesin që ata meritojnë të kenë, njëjtë si bashkëmoshatarët e tyre në Europë”, shkruan Rama.
/a.f//r.e/