Koçiu: Deri tani janë aplikuar 80% e vaksinave antigrip për grupet e riskuara

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Vaksinimi falas kundër gripit vijon në të gjithë vendin, duke mbrojtur shëndetin e atyre që kanë më shumë nevojë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale bëri të ditur se “deri më tani, 80% e vaksinave për grupet e riskuara janë aplikuar”.
Koçiu informoi se për ata që nuk mund të paraqiten në qendrat shëndetësore, mjekët dhe infermierët po e ofrojnë vaksinimin edhe në shtëpi.
Ministrja Koçiu u bëri apel qytetarëve të drejtohen te mjeku i familjes dhe të kryejnë vaksinën.
Në kuadër të Programit Kombëtar të Vaksinimit janë siguruar 280 000 doza vaksinash të shpërndara tashmë në të gjithë vendin, 20 mijë doza më shumë se një vit më parë.
/k.s//a.f//r.e/