E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, Rama shpërndan teserat e PS për 300 të rinj, ironizon Berishën

DURRËS- Kryesocialisti Edi Rama ka qenë sot në qytetin e Durrësit, ku ka shpërndarë tesera për 300 të rinj, burra e gra të këtij qyteti, ndërsa kryefjala e takimit ka qenë objektivi për zgjerimin e hapësirës së kesaj force politike.

“Marrja e një tesere të Partisë Socialiste është angazhimi që ju të bëheni pjesë e kësaj bashkësie ku secili të pranojë të marrë përsipër rolin e vet aty ku e ka, aq sa i takon, për të bërë që ë gjithë bashkë si skuandër në të fitojmë dhe ëpr të bërë që të gjithë sëbashku ne të vendosim një e nga një, gurët e atij muri që duam të ngremë në historinë e re të këtij vendi”, -theksoi Rama.

Kryesocialisti Rama nuk ka kursyer batutat ndaj kryminsitrit Berisha teksa i jepte tesërën e Partisë një të riu durrsak me të njëjtin emër si shefi i qeverisë.

“Sali sot ti bëhesh anëtar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Sot ty të jepet mundësia ti japësh emrin tënd lavdinë e humbur”,- ironizoi Rama.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Durrës, Rama shpërndan teserat e PS për 300 të rinj, ironizon Berishën FOTO: Rama i jep teserën e PS Saliut

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›