E Diel, 1 Nëntor 2026

Neutroni nuk udhëton më shpejt se drita

TIRANE-Neutronet nuk janë më të shpejtë se drita. Të dhënat e regjistruara nga përshpejtuesi i grimcave CERN, në shtator të vitit të shkuar duket se nuk kanë qenë të sakta. Botimi i lajmit në atë kohë, krijoji një stuhi të vërtetë mediatike, duke vënë në diskutim vetë teorinë e relativitetit të Albert Ajnshtajn. Duket se rezultatet e CERN kanë qenë të pasakta, për shkak të një keqfunksionimi të aparateve llogaritëse.

Sipas Science Magazine, rezultati që neutronet udhëtonin më shpejtë se drita ka ardhur pasi një prej fibrave optike që lidh një kompjuter me lokalozatorin Gps, ka qenë me defekt. Një gabim i dytë është i lidhur me kalibrimin e keq të orës, e cila duhej të llogariste kohën e udhëtimit të grimcës.

Zëdhënësi i CERN, James Gillies, konfirmon për Associated PRess se shkencëtarët kanë arritur të gjejnë problemin në sistemin Gps të përdorur për të llogaritur kohën e mbërritjes së neutroneve. Por, shton se vetëm eksperimente të tjera do nxjerrin në pah vërtetën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›