Soren Jessen-Petersen Kosova nuk duhet te beje kompromis

Ish-shefi i UNMIK-ut ne Kosove Soren Jessen-Petersen eshte i shqetesuar qe dialogu mes Prishtines dhe Beogradit per ceshtje teknike eshte kthyer ne thuajse nje rifillim te bisedimeve per statusin e Kosoves i cili thekson ai eshte percaktuar dhe nuk ka pse te rihapet.
Tani pothuajse nga nje dere e pasme po diskutohet perseri per statusin dhe Kosova eshte vene nen nje presion te madh mesa kuptoj une qe te pranoje qe per te marre pjese ata duhet te identifikohen si Kosove dhe pastaj kjo te shoqerohet me nje asterisk dhe nje reference per rezoluten dhe Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise thote zoti Petersen ne nje interviste per Zerin e Amerikes.
Nuk e kuptoj se pse duhet Kosova ta beje kete kompromis. 22 vende te Bashkimit Evropian e kane njohur pavaresine e Kosoves 87 vende ne gjithe boten e kane bere nje gje te tille dhe vetem 5 vende te BE-se qe nuk e kane bere nje gje te tille duket se po percaktojne se cfare do te behet. Dhe mendoj se kjo eshte shqetesuese thote zoti Petersen.
Ai shton se dialogu mes Serbise dhe Kosoves eshte i rendesishem ashtu si edhe pjesemarrja e Kosoves ne aktivitete nderkombetare por duhet ta pyesim veten se cfare cmimi i duhet te paguaje dhe une mendoj se po paguan nje cmim shume te larte.
Intervisten qe kolegia Keida Kostreci i mori zotit Petersen ketu ne Uashington mund ta ndiqni te premten ne emisionin Ditari.