E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet Kosove-Serbi vazhdojne per te dyten dite me radhe

Delegacionet e Kosoves dhe Serbise po takohen sot per te dyten dite me radhe ne Bruksel lidhur me mundesine e gjetjes se nje zgjidhjeje per perfaqesimin e Kosoves ne takimet rajonale dhe ato nderkombetare. Deri ne oret e pasdites palet ende nuk kane arritur marreveshje.

Bisedimet kishin ngecur pasi Beogradi ngulte kembe qe Kosova te paraqitet me nje shenim sipas te cilit ajo eshte nen Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit ndersa Prishtina e kishte hedhur poshte nje gje te tille.

Kosova eshte pajtuar qe te perfaqesohet ne forumet rajonale me nje shenim qe do te perfshinte deklaraten e pavaresise opinioni i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise mbi pavaresine e Kosoves dhe me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara.

Perparimi ne bisedime eshte nje kusht i rendesishem per pranimin zyrtarisht te Serbise ne Bashkimin Evropian duke bere perseri trysni per dialog i cili rifilloi vetem disa dite para se Brukseli te marre nje vendim per kerkesen e Beogradit per anetaresim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›