E Martë, 3 Nëntor 2026

Durrës, “Roads” ndalon 8 emigrantë klandestine afganë dhe transportuesin e tyre

Një 55 vjeçar shqiptar që po transportonte disa emigrantë klandestinë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, është ndaluar nga  policia shqiptare.

Ndalimi u bë si rezultat i operacionit policor të specialistëve për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të koduar “Roads”.   

Kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. H., 55 vjeç, banues në Lushnjë, u bë në aksin rrugor Plepa-Durrës.

Ky shtetas po transportonte kundrejt pagesës, me automjet drejt Tiranës, 8 shtetas nga Afganistani, të cilët kishin si synim kalimin ilegal të kufirit me Malin e Zi.

Por gjatë kontrollit të ushtruar afër banesës së 55-vjeçarit, u gjetën 82 bagëti të trasha (viça), të cilat dyshohet se ai i ka kontrabanduar në Shqipëri nga vendet fqinje. 

Policia po heton për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. 

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›