Fluks udhëtarësh në portin e Vlorës, autoritetet shtojnë kapacitetet për të shmangur vonesat

Porti i Vlorës po vëren një fluks të shtuar të lëvizjeve në këto ditë të kulmit të sezonit turistik.
Vlora vijon të mbetet një ndër destinacionet më të preferuara kryesisht për turistët italianë.
Mëngjesin e kësaj të shtune (19 gusht), autoritetet portuale raportojnë se janë përpunuar rreth 1.400 pasagjerë dhe 320 automjete të cilët mbërriten nga Brindizi në drejtim të Vlorës, ndërsa janë larguar rreth 3.200 pasagjerë dhe 600 makina në drejtim të kundërt.
Në port po punohet me kapacitete të shtuara me qëllim shmangien e vonesave.
Sipas raportimeve nga porti, korriku shënoi një rritje të numrit të udhëtarëve me 15 për qind krahasuar me një vit më parë.
Pritet që edhe gushti të ketë të njëjtën ecuri.
Përveç turistëve italianë, në Vlorë po vërehet edhe një rritje e numrit të vizitorëve nga vendet e Europës Lindore, si Polonia dhe Ukraina.
Gazetar: Omer Saraçi
/ rtsh /