Tiranë, lirimi i banesave të ish-pronarëve, sot një tjetër konflikt
Të tjera rreth shkrimit Përmbarimi nxorri jashtë të moshuarën
TIRANE- Pesë familje të cilët prej më shumë se 50 vitesh jetonin në një banesë dykatëshe, tani duhet të lënë godinën pasi ajo do i kthehet pronarëve. Sot është radha e familjes Mertiri.
Përfaqësues të Zyrës së Përmbarimit të mbështetur dhe nga efektivë të komisariatit nr 1 në Tiranë u paraqitën sot në mëngjes në banesën e tyre për t'i kërkuar lirimin e banesës në rrugën ”Tefta Tashko”. Familjarët kundërshtojnë largimin nga banesa deri në gjetjen e një strehe të re dhe bëjnë me faj shtetin i cili me aktin normativ për lirimin e banesave të ish pronarëve, plotësoi të drejtën e pronarëve për kthimin e pronës, por shkeli të drejtën e qytetarëve, si ata që të strehohen diku.
“Kemi 52 vjet në këtë banesë,nuk dalim. miljarët: Ne nuk dalim jashtë pa na gjetur strehë.”- thotë Jeta Mërtiri.
”Kjo zgjidhje i jep të drejtë mijëra pronarëve, por i heq të drejtën qytetarëve të tjerë të strehohen. Shqiptarët i strehoi shteti gjerman e italian, ndërsa kjo qeveri po nxjerr jashtë shqiptarët. Ky është krim. Kemi banuar në qera. Shteti duhet të na strehojë”- thotë Bashkim Mërtiri.
Forcat e policisë po shtyjnë derën për të hyrë në banesë, ndërsa hasin në kundërshtimin e familjarëve. Pronari i godinës është Limar Gjinali.
ÇFARË PO NDODH
Çdo ditë po vihet në zbatim për të zbatuar vendimet gjyqësore për kthimin e banesave tek pronarët, sipas aktit normativ të qeverisë. Familjet që kanë jetuar prej vitesh në banesat e ish pronarëve tani dalin në qiell të hapur. Sipas qeverisë ata do të përfitojnë kredi të butë, ose banesa sociale, por familjarët deklarojnë se janë të pafavorshme.
Dje një situatë e tensionuar e shoqëruar dhe me konflikte fizike ndodhi në zonën e “21 dhjetorit”, në ish-çerdhen 36, pasi banorët e 12 familjeve që jetojnë prej 20 vitesh aty refuzonin të lironin shtëpitë e tyrë, duke sqaruar se kanë dokumente të rregullta dhe kanë hedhur në gjyq zyrën e Përmbarimit. Situata të tilla konflikti ka dhe në Durrës, Korçë. Ndërsa sot konflikti shënohet në rrugën “Tefta Tashko”
sg/shqiptarja.com)