E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres/ Shpeton nga thika ne zemer i mituri

Shpeton per mrekulli fale nje nderhyrjeje kirurgjikale nje 14-vjecar, qe u plagos me thike, gjate nje zenke me bashkemoshataret. Ngjarja e rende ndodhi ne Shijak, ku djali u perfshi ne nje sherr per motive krejt banale, zenke adoleshentesh. Sipas specialisteve, goditja me thike i kishte care paretet e zemres dhe per te fillimisht nuk kishte asnje shprese. Femija Shaqir D. nga Shijaku, iu nenshtrua dje nje nderhyrjeje ne Durres, pas goditjes se rende me pasoja per jeten. Kirurget kane hapur cipen veshese te mureve te zemres dhe pasi kane pare se thika i kishte depertuar tejpertej, duke hapur plage vdekjeprurese ne murin e zemres, kane vendosur te qepin zgavren e hapur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›