Vlore/ Arrestohet kryeplaku per mbjellje kanabisi
Policia e Vlores ka arrestuar dje tre persona, mes tyre dhe kryeplakun e fshatit Cerkovine, Reshat Begaj. Ata jane vene ne pranga, pasi kane kultivuara ne mes te vreshtave rreth 50 rrenje kanabis sativa. Pervec kryeplakut, policia ka prangosur ne flagrance dhe Halil Barajn, 64 vjec, nga fshati Kuc i Vlores. Ai eshte arrestuar kur po sistemonte ne nje parcele te hapur prej tij rreth 500 rrenje hashash. Baraj po kujdesej per bimen, ndersa po i ujiste. I treti i prangosur eshte Selam Llanaj, nga fshati Bishan, pasi i jane gjetur te mbjella ne toke ne pronesi te tij nje numer prej 1300 rrenje kanabis sativa. Gjithashtu dje, policia ne fshatrat e Lumit te Vlores ka asgjesuar nje sasi prej rreth 800 rrenje kanabis sativa, e mbjelle ne toke pa pronar.