E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erseke/ Pranga shkaterruan bunkeret per hekur

Kolonje - Tre banore nga nje fshat i Kolonjes jane arrestuar nga policia, pasi kane shkaterruar qendrat e zjarrit me lende eksplozive per te marre hekurin. Banoret jane arrestuar me akuzen e shkaterrimit te prones. Policia tha se te arrestuarit jane, Dashamir Fetallari, 42 vjec, Artan Fetau, 35 vjec dhe Gramoz Mullari, 46 vjec, te tre nga fshati Kamnik, i rrethit te Kolonjes. Sipas burimeve, personat u prangosen ne flagrance, duke hedhur lende eksplozive artizanale ne bunker, ne vendin e quajtur pika e Zhorganit ne Erseke. Aktivizimi i lendeve plasese artizanale rrezikonte te shkaktonin ngjarje te renda ne jete njerezish, pavaresisht se qellimi i tyre ka qene vetem qe te siguronin nga bunkeret e shkaterruar hekur. G. A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›