E Diel, 1 Nëntor 2026

KURBIN/ Maskat grabisin 8 milione leke

Rishfaqen maskat ne rrethin e Kurbinit. Grabitja ka ndodhur te mbikalimi i autostrades ne Fushe-Milot te rrethit te Kurbinit. Sipas burimeve te policise, dy tregtareve nga fshati Maqellare, i Dibres, u jane grabitur rreth 8 milione leke, nga tre persona me maskat, te cilet jane identifikuar dhe po vazhdon puna per gjetjen dhe arrestimin e tyre nga forcat blu. Policia e Kurbin ben te ditur se grabitja ka ndodhur dje, rreth ores 04:30 dhe dy vellezerit S. C., dhe A. C., qe te dy nga fshati Maqellare te rrethit Diber, jane nisur nga Bulqiza ne drejtim te Lushnjes, rreth ores 22:00 te dates 6 korrik 2008, duke udhetuar me automjetin e tyre, tip "Benz", furgon. Policia ka ngritur grupin hetimor. A.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›