E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, Tirane, Elbasan, policia ndalon 7 grabitës

Policia e qyteteve të Durrësit ndaloi sot 5 të rinj për veprën penale të vjedhjes. Për të njëjtën vepër u ndalua po sot një 16 vjecar në Elbasan dhe një 62 vjecar nga Puka banues ne Peze Helmes te Tiranes 

DURRES-ELBASAN-TIRANE-Për veprën penale të vjedhjes janë ndaluar plot shtatë persona disa rrethe të ndryshme të vendit. Objekt grabitjesh kanë qënë vecanërisht dyqanet dhe lokalet. Vetëm në Durrës, forcat e policisë së këtij qyteti ndaluan mesnatën e kaluar pesë të rinj, të cilët dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në dyqane dhe banesa të plazhit. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se "Besmir Murataj, 20 vjeç, lindur në Shkodër; Eraldo Zota, 18 vjeç, lindur në Peshkopi, Xhuliano Muhametaj, 18 vjeç, Adriatik Ballmi, 19 vjeç, lindur ne Peqin dhe M. P. 17 vjeç, që të gjithë banues në Durrës u ndaluan nga policia, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme pijesh alkoolike në lokalin "Real" në sektorin "Hekurudha" të plazhit të Durrësit".
Kurse në në Elbasan u arrestua mëngjesin e sotëm një 16 vjeçar i shpallur në kërkim. Adoleshenti akuzohet për veprën penale të "vjedhjes". Burime të policisë bënë të ditur se "E.P, 16 vjeç, me banim në qytetin e Elbasanit, i dënuar një herë për vjedhje, ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi më datë 21.02.2009 kishte vjedhur me thyerje të gjithë mallrat e dyqanit në pronë të shtetasit Vladimir Agolli". Mësohet se 16 vjeçari ndodhet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë së Elbasanit në pritje të hetimit për veprën peale të "vjedhjes”.
Kurse në Pukë u ndalua një 62 vjeçar për veprën penale "vjedhje me armë në bashkëpunim". Burime zyrtare të policisë lokale thanë se "Pal Luli, 62 vjeç, lindur në fshatin Lumzi të rrethit të Pukës dhe banues në fshatin Pezë Helmës të komunës Pezë në Tiranë u ndalua nga policia, pasi dyshohet si autor në lidhje me një ngjarje të vitit të kaluar për vepren penale të "vjedhjes me armë në bashkëpunim". Sipas policisë, Luli u ndalua në banesën e tij në fshatin Pezë Helmës, nga forcat e Komisariatit Pukë në bashkëpunim me shërbimet e rendit të Komisariatit Nr. 6 Tiranë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›