Qeveria, ja skema e kreditimit të 6000 familjeve të pastreha
Ministria e Transporteve dhe ajo e Financave zgjedhin BKT-në për realizimin e procesit. Lançohet fillimi i fazës së parë me 600 apartamente, skema e pagimit të kësteve
Ministria e Punëve Publike dhe e Transportit, bashkë me Ministrinë e Ekonomisë kanë përcaktuar dje skemën se si do të kreditohen 6000 familjet e pastreha. Zyrtarisht, Ministria e Transporteve njoftoi dje përzgjedhjen e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) si banka që do të menaxhojë projektin e kreditimit. Sipas burimeve zyrtare, “MPPTT dhe Ministria e Financave, pasi kanë përzgjedhur nëpërmjet Komisionit të Vlerësimit bankën që do të menaxhojë projektin e kreditimit të lehtësuar të strehimit, e cila është BKT, njofton për fillimin e zbatimit të këtij projekti sipas informacionit bashkëlidhur”. Ky projekt është i ndarë në disa faza dhe faza e parë fillon tani. Projekti shtrihet në 7 rrethe të vendit dhe pritet të përfitojnë 800 familje. Në total numri i tyre është 6000 të pastrehë.
Të dhënat për kredinë
Interesi i kredisë
Kontrata e kredisë që do të lidhë qytetari do të jetë fikse për pjesën që i takon qytetarit, ndërsa luhatjet e interesit të BTh janë në ngarkim të buxhetit të shtetit.
Kolaterali
Lidhur me pjesën e kolateralit informojmë se mbulimi me 140% do të thotë që, nëse familja vë në hipotekë vetëm apartamentin që do të blejë, atëherë ajo duhet të bëjë një pagesë të menjëhershme, të barasvlershme me 40% të vlerës së banesës. Nëse familja nuk e disponon këtë shumë, ajo mund të vërë si kolateral një pronë me një vlerë më të madhe dhe të bëjë një pagesë të menjëhershme prej 20% të vlerës së banesës që po blen. Megjithatë, këto janë rregulla të përgjithshme dhe BKT do të aplikojë sipas rastit dhe besueshmërisë së klientit rregulla më fleksibël.
Vlera e banesës
Me vlerë banese kuptohet vlerësimi që bëhet sipas procedurave të bankës. Vlera e banesës mund të ndryshojë nga çmimi me të cilin është ofruar për shitje. Çmimi maksimal me të cilin një familje mund të blejë banesën në tregun e lirë, në zbatim të këtij projekti, nuk mund të jetë më i lartë se ai i përcaktuar në kolonën 2 të tabelës nr. 1 bashkëlidhur.
Të ardhurat e familjeve
Niveli minimal dhe maksimal i të ardhurave të familjeve, sipas strukturës së apartamentit që ato përfitojnë, jepen në tabelën 1 bashkëlidhur. Niveli maksimal i të ardhurave është kriter skualifikues nga ana e bashkive.
Ne tabelë jepet gjithashtu edhe një shpërndarje e përafërt e numrit të apartamenteve sipas tipave. Kjo për faktin se edhe llogaritjet për shumën e subvencionit i referohen kësaj shpërndarjeje.
Për t’i paraprirë kërkesave të bankës, në mënyrë që lidhja e kontratave të ketë një ecuri të shpejtë, bashkëlidhur jepet informacioni mbi dokumentacionin që do të kërkojë banka nga klientët (lidhja 2).
Sqarime për kreditë dhe shlyerjet
Në këtë tabelë çmimi i blerjes së apartamentit në tregun e lirë nuk mund të jetë më i lartë se ai i përcaktuar në kolonën 2. Parametrat e tjerë janë në varësi të strukturës dhe sipërfaqeve korresponduese të apartamentit që do të gjejë familja në treg. Në rastin kur familja gjen një apartament me një strukturë më të vogël nga ajo që i takon, vlera korresponduese e kredisë i referohet vlerës faktike të apartamentit që gjen familja. Kështu, nëse apartamenti që ajo ka gjetur në treg vlerësohet 3,500,000 lekë, ajo përfiton një kredi në masën 2,250,000 lekë. Cilat janë mundësitë e saj:
1- Familja vë në hipotekë apartamentin dhe përfiton një kredi 2,250,000 lekë;
2- Familja vë në hipotekë një pasuri tjetër (p.sh. apartamentin e prindërve) më të lartë dhe përfiton një kredi në masën 3,000,000 lekë;
Kjo familje nuk mund të pretendojë për një kredi në masën që do t’i takonte sikur të blinte një apartament me strukturë 2+1. Në të gjitha rastet masa e kredisë llogaritet si përqindje ndaj vlerës faktike të apartamentit të blerë në treg.
Niveli minimal i të ardhurave mujore të familjes është indikativ dhe është në vartësi të shumës së kredisë dhe kushteve specifike me të cilën negociohet me bankën. Kështu, nëse familja gjen një apartament me vlerë më të vogël nga kufiri maksimal i përcaktuar për vlerën e banesës, edhe niveli minimal i të ardhurave do të ulet.
Kushtet e kreditimit:
Monedha e kreditimit; Lek
Afati maksimal i kredisë; 30 vjet
Norma e interesit: Bono Thesari 12 Mujore + 2.2% (nga të cilat, qytetari paguan vetëm 3%)
Komisioni i angazhimit: 1%
Mbulimi me kolateral: 140%
20 Mars 2009