Durrës, Xhuveli lë pa fjalë specialistët e mjedisit: TEC-i nuk e ndot mjedisin

Ministri i Mjedisit kundërshton faktet e ambientalistëve
Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli ka bërë një deklaratë të çuditshme në lidhje me TEC-in që pritet të ndërtohet në Porto Romanoi, duke u shprehur se ky TEC gjigand nuk ndot ambientin siç thonë ambientalistët dhe të gjithë njerëzit me përjashtim të Berishës dhe Xhuvelit që kanë një mendim të kundërt. Xhuveli e ka bërë deklaratën teksa ka inspektuar punimet për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Shënavlash të Durrësit. Investimi për këtë vepër të rëndësishme është në total 14.2 milion euro të akorduara nga Banka Botërore dhe Komisioni Evropian. Pasi është njohur me ecurinë e projektit në këtë zonë nga zbatuesit e tij, ministri Xhuveli ka bërë të ditur se në sajë të fondeve të dhëna nga qeveria shqiptare këtë vit ujërat e deteve dhe liqeneve do të jenë shumë herë më të pastër se sa kanë qenë më parë. Në total në të gjithë vendin qeveria shqiptare është duke investuar 42 milion euro në Shkodër, Lezhë, Durrës, Pogradec etj. Qeveria shqiptare ka hartuar një plan që deri ën vitin 2010 të investohen në total 162 milion euro për ndërtimin e impianteve të ujërave të zeza. Më pas ministri Lufter Xhuveli u ndal edhe tek TEC-i me qymyr i Porto-Romanos, kapaciteti i të cilit do të jetë 1 600 mega. Xhuveli ka hedhur poshtë çdo deklaratë të ekspertëve të mjedisit por edhe të banorëve për pasojat katastrofike që ky TEC mund të ketë në sektorët e bujqësisë, turizmit dhe peshkimit në një rreze prej 40 km. Sipas tij, asnjë deklaratë nuk ka vlerë, pasi Europa është e ndotur sepse ajo prodhon energji me naftë dhe qymyr, ndërsa Shqipëria prodhon në masën 95 % energji të pastër. Pra, sipas Xhuvelit nuk ka asnjë të keqe ndërtimi i TEC-it me qymyr, pasi sërish vendi ynë do të emetojë më pak dioksid dhe monoksid karboni sesa vendet e tjera të BE.
Specialistët e mjedisit
Përkundër deklaratave të ministrit të Mjedisit, ekspertët e mjedisit janë shprehur se ndërtimi i këtij TEC-i do të jetë katastrofik për ambientin në një rreze më të gjerë se 40 km. Dioksidi i karbonit që do të çlirojë ky termocentral mbetet ende i pakapshëm për shkencën e sotme botërore dhe si i tillë është i pamundur të thithet me filtra të veçantë. Në vitin 2015 në bazë të "Protokollit të Kiotos" hyjnë në fuqi penalizime të rënda për ato shtete që çlirojnë në atmosferë gazin CO2. Gjoba prej 26 dollar për ton e shteteve që emetojnë dioksid karboni do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, pasi TEC-i mbaron në 2014, ndërsa në 2015 hyn në fuqi "Protokolli i Kiotos". Pikërisht për këtë arsye italianët duan ta ndërtojnë këtë TEC në Shqipëri dhe jo në brigjet e tyre sepse në këtë mënyrë investitori italian i shmanget taksës ambientale. Për rastin në fjalë kur termocentrali me qymyr është 1600 mega, taksa do të kapë vlerën e miliona dollarëve në vit. "Pra nëse TEC-i mbaron në 2014 siç është parashikuar fill pas një viti duhet të paguash një faturë financiare që mund t'ia kalojë vlerës së investimit. Nga një llogari e thjeshtë e ambientalistëve del se nevojat ditore për lëndë të para që ka ky TEC arrijnë në 5000-6000 ton. Në këto raste nuk bëhet fjalë për "qymyr special" por për katastrofë mjedisore. Nisur nga kjo llogaritje, Durrësi dhe Tirana do të preken pashmangshmërisht nga shirat acidë. Kompania siguron se do të përthithet 85% e sasisë së oksideve të azotit, 95% e oksidit të squfurit dhe 99% e pluhurave dhe këtë ajo e quan arritje, por në mijëra dhe miliona metra kub gaze të prodhuara nga djegia e qymyrit këto vlera emetimesh nuk janë më simbolike por katastrofale ndaj kompleksi energjetik me qymyr, me kapacitet 1600 mega është shkatërrimtar për turizmin, bujqësinë, peshkimin dhe shëndetin e popullsisë.
Last Updated on Friday, 10 April 2009 09:57