Teatri i Metropolit: Të rinjtë sjellin një teatër ndryshe, me veprën e Çehovit

Kopshti i Vishnjave me regji të Kiço Londos vjen në skenë me interpretimin e aktorëve të rinj
Komedia e cila flet për aristokracinë ruse Kopshti i Vishnjave hapi siparin e shfaqjeve për Teatrin e Metropolit. Në skenë ajo u vendos nga vetë drejtori i këtij teatri regjisori Kiço Londo, i cili ka në fokusin e tij si regjisor shumë aktorë të rinj, dhe këtë ai e pohon edhe vetë kur thotë se Teatri i Metropolit do ti kushtojë shumë rëndësi të rinjve, që ata të jenë pjesë e skenës teatrore. Kopshti i Vishnjave vjen në skenë me interpretimin e 13 aktorëve, mes tyre Eni Jani, Alban Krasniqi, Loredana Gjeçi, Devis Muka, Roland Saro, Bledar Naska etj. Ata të gjithë janë aktorë të rinj, të cilët kësaj here po përballen me një vepër të madhe, e në të njëjtën kohë edhe me emocionet e një skene të re, siç ata vetë janë. Ishte një kënaqësi që të punoje me Çehovin, ose më saj të ripunoja pasi unë kam mbrojtur me Tre motrat e Çehovit. Kjo ishte eksperienca e dytë me këtë autor. Ishte një staf i ri dhe kënaqësia më e madhe ishte përurimi i teatrit për të rinjtë, sepse kjo do të thotë më shumë mundësi për të rinjtë. Më shumë shfaqje më shumë alternativa të reja në teatër, pasi teatri shqiptar ka nevojë për to. Shfaqja sigurisht që pati premierën e saj të shtunën në datën 4 dhe është pritur mirë. Energjia e të rinjve është e nevojshme në teatër dhe kjo më duket pika më e rëndësishme e këtij projekti, pohon aktorja Loredana Gjeçi. Më tej duke folur për personazhin ajo tregon se është një personazh shumë interesant: Varja ishte një nga vajzë shtëpisë. Një personazh shumë interesant për procesin tim të punës. Ishte i fortë dhe ai është shkrirë me mua si personazh. Një femër, e cila mban gjithë shtëpinë, por jetonte mes kësaj përgjegjësie dhe dashurisë për jetën. Aktorja tregon se është bashkëpunimi i dytë që po bën me regjisorin Kiço Londo dhe sipas saj regjisori i ka dhënë mundësinë që ajo të jetë protagoniste dhe në një prej kryeveprave botërore. Jam shumë e kënaqur me bashkëpunimin me regjisorin Kiço Londo. Unë vij në një bashkëpunim të dytë me këtë regjisor dhe u kënaqa nga oferta e dytë që më bëri regjisori, sepse kjo tregon që ai nuk është zhgënjyer nga unë dhe kjo për mua ishte një kënaqësi shumë madhe. Ai mëdha mundësinë që unë të luaj një rol shumë të rëndësishëm në dramaturgjinë botërore. Sigurisht që bashkëpunimi i dytë vjen më i mirë se i pari. Komunikojmë më mirë dhe dimë pikat tona të krijimtarisë. Njohim mënyrën tonë se si punojmë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Jam ndjerë shumë mirë. Energjia e të rinjve është gjithmonë e pastër. Kjo premierë erdhi e fuqishme edhe e rëndësishme, sepse jo vetëm që është punuar një autor i rëndësishëm bashkëkohor, por u përurua nj sallë e re teatri,kjo është më e rëndësishmja e gjithë kësaj. Në sallë atë natë ishte dhe Ismail Kadare. Emocionet ishin të mëdha, pasi kishte dhe shumë personalitete të artit dhe kulturës. Caramitros i ka pëlqyer shfaqja dhe koncepti regjisorial, tregoi ndër të tjera aktorja. "Kopshti i Vishnjave" vijon të shfaqet nga e enjtja deri të dielën në ora 21.00 në sallën e Teatrit të Metropolit.
***********************
Inaugurimi i teatrit
Në mbrëmjen e datës 4 prill 2009 u inaugurua Teatri i Metropolit. Ceremonia e inaugurimit i ngjante një feste të vërtetë të kuruar në çdo detaj. Banda e Metropolit dhe të gjithë të ftuarit special i sollën mbrëmjes një shpresë për një të ardhme të suksesshme dhe jetëgjatë të këtij teatri te ri. Sheshi përpara teatrit në orën 21.00 u mbush me njerëz të artit dhe artdashës të zgjedhur për ti uruar një fillim të mbarë kësaj nisme të nevojshme për Tiranen. Kjo atmosferë u ndërpre për një çast nga i ftuari special z. Ion Caramitru , drejtor i Teatrit Kombëtar Rumun, i cili në shenjë urimi i ra tre here gongut përpara Teatrit të Metropolit. Ky urim i shoqëruar me duartrokitje dhe u pasua nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Edi Rama. Këtij urimi iu bashkua edhe Ambasadori Rumun z. Viorel Stanila, i cili sipas një tradite të vjetër theu në shkallet e hyrjes shishen e shampanjës. Me hapjen e dyerve u dëgjuan tingujt e një violine të performuar nga Joana Kaimi e cila shoqëroi spektatorin e parë, personalitetin z. Ismail Kadare me bashkëshorten e tij znj. Helena Kadare dhe të gjithë të ftuarit special deri në sallën e re te Teatrit te Metropolit. I ftuari special z. Ion Caramitru u ngjit në skenë duke uruar edhe njëherë jetë të gjatë dhe të suksesshme Teatrit të Metropolit si dhe përshëndeti me disa vargje nga Hamleti, një prej kryeveprave botërore të dramaturgjisë, rol të cilin e ka interpretuar vetë në mbarë botën. Fjalën hapjes e mbajti vetë drejtori i Teatrit të Metropolit z. Kiço Londo, i cili uroi mirëseardhjen të gjithë të pranishmeve si dhe falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar me dashurinë e tyre në fillimin e një epoke të re teatrore.
Last Updated on Friday, 10 April 2009 09:56