Qeveria shqiptare kërkon mbështetjen e opozitës për letërnjoftimet
Qeveria shqiptare i bëri thirrje partisë socialiste të opozitës që të përfshihet në një fushatë pro ndarjes së kartave të identitetit dhe të ndërpresë kritikat ndaj këtij procesi. Zëvendës-kryeministri Genc Pollo deklaroi të enjten në parlament se është në interesin e demokracisë, gjithë partive dhe shtetit shqiptar që sa më shumë qytetarë të pajisen me karta identiteti dhe t'u bëhet thirrje që të përfshihen në procesin e aplikimeve.