Durres/ Zhduket vajza adoleshente, nena denoncon ne polici
Nena denoncon humbjen e vajzes adoleshente. Policia e Durresit shpalli ne kerkim 18-vjecaren Rolanda Hoxha, banuese ne lagjen nr. 16 te qytetit bregdetar. Burime zyrtare bene me dije se denoncimi per humbjen eshte bere dy dite me pare nga nena e vajzes, 50- vjecarja me inicialet F. Hoxha. Sipas rrefimit te gruas, rezulton se e bija kishte dale nga banesa ne daten 25 prill, diten e diel, per t'u takuar me shoqet, por me pas nuk ishte kthyer me. Duke menduar se kishte qendruar tek shoqet apo te afermit, nena ka nisur ta kerkoje, por mbremjen e se henes vendosi te denonconte humbjen e adoleshentes qe nuk ka telefonuar per ta njoftuar se ku ndodhej. Policia vendore beri me dije se ka shperndare fotografite e vajzes ne pikat kufitare dhe komisariate, me qellim gjetjen.