Greqi, Ministri: Nuk ka asnjë problem me bankat
ATHINë - Ministri grek i Financës, Jorgo Papaconstantinou, garantoi se, pavarësisht stuhisë financiare, "bankat greke nuk kanë asnjë problem likuiditeti" dhe kujtoi se "depozitat e klientëve janë plotësisht të garantuara nga shteti".
Në një intervistë për televizionin "Mega", Papaconstantinou, në përgjigje të një pyetje, deklaroi se "depozitat në bankat greke janë plotësisht të garantuara", ashtu siç ishte garantuar edhe nga qeveria paraardhëse gjatë krizës globale.
Ministri shtoi se "nga ana tjetër bankat greke për momentin nuk kanë asnjë problem me likuiditetin".
Papaconstantinou përgënjeshtroi sërish çdo hipotezë për "ristrukturimin e borxhit". Ai garantoi se Greqia do të arrijë ta financojë borxhin e saj.
(d.b/BalkanWeb)