E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkonte me dinamit ne Zvernec, arrestohet 47-vjecari

Vlore- Policia e Vlores hidhet ne aksion per te "peshkuar" personat qe gjuajne ne det me dinamit. Dukuria e peshkimit me lende plasese, eshte kthyer ne nje problem shqetesues jo vetem per pushuesit, por edhe per autoritetet, pasi po shkaterrohet flora dhe fauna e zones. Diten e djeshme policia vendore konfirmoi, se kapi ne flagrance te dyshuarin Avni Kadria, 47 vjec, teksa peshkonte me dinamit ne ujerat prane postes se policise kufitare. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se operacioni me motovedetat e Rojes Bregdetare po vazhdon ne kerkim edhe te "peshkatareve" te tjere. Kontrollet nisen menjehere pas zhurmave te shperthimeve ne det dhe informacioneve se kishte shume peshkatare te pandershem qe shkaterronin gjallesat, duke i vrare me lende plasese per qellime perfitimi. Mesymja e pare ka ndodhur ne zonen e Zvernecit, ku ndodhet edhe posta e policise kufitare, ku blute e qytetit te Vlores zbuluan edhe nje peshkatar qe gjuante me dinamit. Zhurma e shperthimit te eksplozivit ka terhequr menjehere vemendjen e policise ne oret e para te mengjesit te djeshem, jo shume larg portit te peshkimit, si dhe postes se policise. Menjehere eshte bere arrestimi ne flagrance i 47- vjecarit te dyshuar, Avni Kadria, te cilit mesohet se i eshte kapur edhe nje sasi dinamiti. Sipas policise, ne momentin e gjuetise ne det jane sekuestruar nje sasi peshku ku dalloheshin demtimet nga shperthimi dhe dy kallepe eksplozivi, e kapsolla detonatore, se bashku me fitilin.
O. H.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›