E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, aksi Plepa- Golem, trafiku i renduar edhe naten

Vazhdon te mbetet problematike situata qe ka krijuar zgjerimi i segmentit rrugor Plepa -Golem, pjesë e të vetmit aks rrugor që lidh jugun dhe veriun e Shqipërisë. Punimet e ngadalta kanë rënduar së tepërmi trafikun e automjeteve. 

DURRES- Ka vazhduar edhe përgjate orëve të natës makthi i qytetareve te bllokuar në trafikun e rënduar në aksin Plepla- Golem. Pamjet e NEËS24 vërtetojnë trafikun e rënduar kur edhe pse ora ka kaluar 22.00 qindra makina janë në radhë prej disa orësh duke mos lëvizur asnjë centimetër brenda një segmenti të shkurtër rrugor.

Shkak janë punimet ende të papërfunduara në këtë aks nga firma “Salillari” për zgjerimin e rrugës, punime të cilat duhet të kishin përfundur më 1 qershor.

Edhe pse policia rrugore gjatë gjithë ditës së djeshme u përpoq të bëjë të mundur zhbllokimin e këtij aksi sërish trafiku ka mbetur i rënduar përgjatë orëve të mbrëmjes dhe natës. Firma “Salillari” ka nisur punimet në fund të dhjetorit të vitit 2008, ndërsa duhet të kishin përfunduar në datën 1 qershor.

Drejtuesit e automjeteve shprehen të alarmuar se në këtë trafik të rënduar dhe nën temperatura të larta për të kaluar vetëm pak km u duhet të presin disa orë, ndërsa në tabelën e punimeve të vendosur nga forma nuk shkruhet kur kanë nisur punimet, por shkruhet vetëm afati, që prej 6 muajsh.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›