Temperaturat e larta, 150 fëmijë në ditë në urgjencë
Numri i vizitave në urgjencen e QSUT-se në këto ditë të nxehta shkon deri ne 150 në ditë. Mjekët japin dhe këshillat e nevojshme për t'u paraprirë komplikacioneve që shfaqen në shëndetin e fëmijëve.
TIRANE- Temperaturat e larta mbi 30 gradë celcius kanë rikthyer sërish fëmijet përpara urgjencave të spitalit të Pediatrisë. Sipas mjekëve, numri i vizitave në urgjencen e ketij spitali në këto ditë të nxehta shkon deri ne 150 në ditë, por ky numër është më i ulet se ai një viti më parë. Mjekët bëjnë të ditur se mosha më e prekur e fëmijëve është 4 vjeç, ndërkohë që simptomat janë nga më të ndryshmet. Shenjat më të shpeshta janë bark, të vjella ose temperaturë e lartë. Në këtë situatë e cila përsëritet çdo vit sa herë që temperaturat janë të larta, mjekët japin dhe këshillat e nevojshme për t'u paraprirë komplikacioneve që shfaqen në shëndetin e fëmijëve. Nënat duhet të kujdesen që të mos i ekspozojnë fëmijët në temperatura të larta, t'u japin sa më shumë lëngje dhe ushqim të kontrolluar brenda kushteve higjieno-sanitare.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)