E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH asistencë Shqipërisë rreth gripit të derrave

Informacioni lidhur me virusin vdekjeprurës H1N1 do të mbërrijë pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë. Këshilla, direktiva, të dhëna të fundit, mesazhe dhe njoftime do të dërgohen zyrtarisht në adresën e kësaj Ministrie.

Informacioni i OBSH-së ka qenë i pranishëm hap pas hapi lidhur me gripin e derrave, që nga evidentimi i influencës e deri në rastet e fundit të të prekurve. Me shtimin e rasteve, me shpalljen e pandemisë në disa vende, edhe informacioni që do te dërgohet do të jetë më i shpeshtë dhe më intensiv me strukturat e shëndetësisë shqiptare.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›