E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, aksidentohen 3 aktorë, do celnin sezonin artistik në teatër

DURRËS- Tre aktorë të teatrit ‘Aleksadër Moisiu’ në Durrës kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Hervin Çuli, Eralda Çaushi dhe E.Sh janë dërguar menjëherë në spialin ushtarak në Tiranë dhe mësohet të jenë jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qënë lagështira në rrugë, pasi gjatë gjthë natës së mbrëmshme në këtë aks rrugor rreshjet e shiut kanë qënë të mëdha, por edhe shpejtësia e madhe në automjetin në të cilin udhëtonin tre aktorët.

Mësohet se tre aktorët kanë premierë në teatrin e Durrësit me veprën ‘Sweta 51 në hotel piazza’, ndërkohë ende nuk dihetnëse premiera do jepet apo do shtyhet për më vonë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›