Shkollat duan investime Bashkia e Tiranes po perfundon infrastrukturen mbrojtese
Shumica e shkollave në Tiranë vuajnë prej vitesh mungesën e investimeve.
Aktualisht, Bashkia e Tiranes po përfundon ndërtimin e infrastrukturës mbrojtëse dhe ka rikonstruktuar ato shkolla që rrezikonin mbylljen për këtë vit të ri shkollor.
Megjithatë, nevojiten më shumë investime për krijimin e kushteve normale për një proces mësimor.
Rreziku nga automjetet për fëmijët që hyjnë e dalin nga shkollat ka qenë një nga shqetësimet kryesore të prindërve.
Shumica e këtyre shkollave gjenden buzë rrugëve kryesore ku ka dhe qarkullim më të madh të makinave.
Është kjo arsyeja e ndërhyrjes së bashkisë së Tiranës e cila mori disa masa përpara fillimit të vitit të ri shkollor për vendosjen e sinjalistikës dhe kangjellave mbrojtës përgjatë trotuareve pranë shkollave.
Strukturat përkatëse të bashkisë së Tiranës po punojnë për ndërtimin e infrastrukturës mbrojtëse në shkollat e kryeqytetit, disa prej të cilave kanë përfunduar.
Ndërkaq, ndërhyrja në shkollat e mbyllura nga autoritetet e higjienës vazhdon.
Bashkia e Tiranes po punon për të eliminuar pasojat e klasifikimit të tyre si të pasigurta, si dhe ndërtimin e infrastrukturës së sigurisë edhe në të gjitha shkollat e ndërtuara përgjatë rrugëve.