E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon afati per largimin e varrezave te makinave nga rruget kryesore

UPDATE - Përfundon afati për largimin e varrezave të makinave larg rrugëve kryesore.

Ilir Bala, kryeinspektor në ministrinë e Mjedisit, informon se në të gjithë territorin e vendit janë larguar rreth 80 përqind e mjeteve motorike, jashtë përdorimit, në vendgrumbullime të reja të pajisura me leje mjedisore.

Për të gjitha ato mjete motorike, të cilat nuk janë larguar 1 km larg akseve kryesore, ministria e Mjedisit do të bëjë konfiskimin e pajisjeve, duke i dërguar ato për skrap, me ndihmën e forcave të armatosura.

Varrezat e makinave gjendeshin kudo përgjatë rrugëve kryesore.

Sikurse janë larguar në autostradën Tiranë-Durrës, mjetet motorike janë zhvendosur edhe përgjatë rrugëve në qytete të tjera.

Kjo dëshmoi se akti normativ, i cili hyri në fuqi vetëm një muaj më parë dha efektit e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›