Durrës, aksidentohet eskorta e Presidentit Bujar Nishani
Aksidentohet në qytetin e Durrësit eskorta e presidentit Bujar Nishani.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të vilës presidenciale në qytetin bregdetar ku eskorta e kreut të shtetit është përplasur me një automjet tip benz e drejtuar nga shtetasi Shpëtim Skuma.
Mësohet se në aksident është përfshirë makina e parë e eskortës së presidentit Nishani, ndërsa mësohet se nga aksidenti është dëmtuar shtetasi me inicialet S.V
vijon…