E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Ivanov Respektim rigoroz i marreveshjeve mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me presidentin e Maqdonisë, George Ivanov. Pas përfundimit të këtij takimi, Rama dhe Ivanov bënë të ditura detajet e bisedës gjatë konferencës së përbashkët për shtyp. 
Sipas, Kryeministrit Rama integrimi i Maqedonisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë ekuilibrat e rajonit dhe shqiptarët që jetojnë atje.
Gjithashtu, me rëndësi për ramën, mbetet dhe bashkëpunim rajonal, e sidomos pas një kohe të re siç është ajo e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë.
Por një shqetësim për kreun e qeverisë është dhe respektimi i marrëveshjeve mes dy vendeve. 
“Ne mbetemi të shqetësuar për zbatimin e marrëveshjeve për mabarëvajtjen e bashkëjetesës së shqiptarëve. Ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë, respektimin e pakicave. Ndaj duhet të garantojmë respektim rigoroz të marrëveshjeve mes dy vendeve”, vuri në dukje Rama.
Ndërsa, Presidenti Ivanov konfirmoi ftesën që i kish bërë ftesë zyrtare Ramës për të vizituar Maqedoninë. 
“Në takim diskutuam për çështjet rajonale. E ardhmja evropiane është ajo që na mbledh për të punuar së bashku, projekte rajonale në infrastrukturë”, vlerësoi Ivanov. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›