E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci Rama po demton themelet e fqinjesise se mire te Shqiperise me Maqedonine

Çartisje të kryeministrit Rama e quajti ish-kreu i diplomacisë Aldo Bumçi vendosjen e shenjës së barazimit mes pakicës maqedonase në Shqipëri dhe shqiptarëve që jane etni shtetformuese në Maqedoni
Deputeti demokrat deklaroi se pas takimit Rama Ivanov shqiptarët e Maqedonisë mësuan se Tirana zyrtare ka ndryshuar qëndrim ndaj tyre.

Sipas Bumçit Rama është zyrtari i parë shqiptar që nuk i referohet marrëveshjs së Ohrit, asaj që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni

Deklarat e Ramës vijnë në një kohë kur, sic u shpreh Bumci shqipëria vlerësohet me notat më të larta për respektimin e të drejtave dhe lirive të pakicave në të gjitha raportet e BE, Keshillit të evropës apo OSBe
Në Facebook ish- kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. “Sot dëgjuam nga KM një qëndrim krejt te huaj, jo shqiptar,për shqiptarët!!!!0-shkruan topalli në postimin e saj tek e cilëson deklaratën e ra,ës të rrezikshme dhe fyese për luften e shqiptareve ne Maqedoni, e përpjekjet e tyre për liritë e të drejtat themelore. Rama duhet të kërkojë falje thotë ajo. Zonja Bregu shkruan në rrjetin social se ta quash mediokritet qëndrimin e Kryeministrit rilindas, për politikën e jashtme është më e pakta, sipas të cilës mesazh të tillë antishqiptar nuk mund të japin as fillestaret në politikë e as ata qe nuk na duan

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›