Maqedoni reagime per deklaraten e Rames Paralelizmi nuk ka baze
Shqiptarët në Maqedoni shprehen të habitur nga deklarata e kryeministrit të ri të Shqipërisë Edi Rama, me të cilën 600 mijë shqiptarët e Maqedonisë i vendosi në rang të njëjtë me 3-4 mijë maqedonasit e deklaruar në Shqipëri.
Partitë politike tani për tani përmbahet nga komentet. Mirëpo veprimtarë të njohur shqiptar, si dhe analistët vlerësojnë se kjo deklaratë është dëshpëruese për shqiptarët e Maqedonisë. Ish nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë Hysni Shaqiri, i cili ishte deputeti i vetëm që në vitin 2001 lëshoi kuvendin dhe ju bashkëngjit Ushtrisë Clirimtare Kombëtare, thotë se paralelizmi që ka bë Rama nuk ka kurrfarë baze.
Edhe analisti Blerim Hyseni shprehet i habitur nga deklarata e kryeministrit të ri të Shqipërisë. Ai thotë se lidhur me ndërtimin e politikës ndaj shqiptarëve në rajon, kryeministri i ri Rama duhet të marrë shembull nga paraardhësi i tij Sali Berisha. Hyseni thotë se askush nuk mundet dhe nuk guxon të vendosë paralele mes shqiptarëve të Maqedonisë dhe maqedonasve të Shqipërisë, sepse janë dy cështje të pakrahasueshme
Deklarata e kryeministrit Edi Rama pas takimit me presidentin maqedonas, është transmetuar në të gjitha mediat në Maqedoni, njëjtë sikurse edhe reagimi i Partisë Demokratike ndaj kësaj deklarate.
Opinioni i këtushëm është në dilemë nëse bëhet fjalë vetëm për një gafë të kryeministrit Rama, apo për paralajmërim të ndryshimit të kursit pozitiv të politikës së jashtme të Shqipërisë, që gjatë tetë viteve të kaluara aq shumë afroi mes vete shqiptarët e rajonit.