Selanik, përurohet shtëpia-muze e Ataturkut e restauruar

ATHINE - Grekët dhe turqit rinovojnë shtëpinë e Kemal Ataturk, në Selanik.
Shtëpia ku lindi dhe u rrit Mustafa Kemal Ataturk, udhëheqësi historik i Turqisë, (ku ishte vendosur Konsullata turke në Selanik) kthehet në muze dhe sot u krye përurimi i tij.
Për rinovimin e shtëpisë së figurës më të dashur të turqve, punuan ekipe teknike ndërtimi, nga të dy vendet.
Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Omer Çelik dhe zëvendësministri i Jashtëm grek Akis Gerontopulu, si dhe zyrtarë të tjerë të dy vendeve.
Ministri turk tha se marrëdhëniet mes dy vendeve që nga viti 1999 janë në përmirësim të vazhdueshëm, duke theksuar se "Ne i shohim të dyja vendet si vende miq, ndërsa minoritetet si ura të miqësisë mes dy popujve".
Nga ana e tij, zv.ministri grek theksoi respektin për miqësinë dhe bashkëpunimin mes popujve të Ballkanit.
Në shtëpinë-muze ka dokumente historike, imazhe fotografike, raporte dhe libra mbi jetën dhe veprën e Kemal Ataturkut, ndërsa në qendër është vendosur statuja e tij, e krijuar nga skulptori Daskin Murad.
(d.b/BalkanWeb)