Kosovë, çertifikohen kadetë të ushtrisë së SHBA-ve dhe të FSK-së
PRISHTINË-Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, u mbajt sot ceremonia e certifikimit të 27 kadetëve të SHBA-së dhe 66 pjesëtarëve të FSK-së, të cilit kanë kryer kursin trejavësh të Programit të Njohjes së Kulturave dhe të Komunikimit të Gjuhës Angleze.
Programi është në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes të Ushtrisë së SHBA-ve dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe të Ambasadës Amerikane në Kosovë, bën të ditur ministria kosovare në një komunikatë për media.
Në ceremoninë e certifikimit të kadetëve morën pjesë komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, atasheu ushtarak i SHBA-së në Prishtinë, koloneli James Kott, etj. Ceremonia filloi me intonimin e himnit të SHBA-së dhe himnit të Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)