E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, aksidentonme motoskaf një të miturnë pranga 38-vjecari

DURRëS- Aksidenton me motoskaf një të mitur, arrestohet 38-vjecari. Policia e Durrësit ka arrestuar mbrëmjen e djeshme Indrit Muratin banues i lagjes 18 të qytetit bregdetar. Burime nga policia bëjnë të ditur se mesditën e djeshme 38-vjecari ka qenë duke drejtuar një motoskaf të papajisur me dokumenta, kur ka përplasur një 16-vjecar i cili po lahej në det.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit në fshatin Rinia, ndërsa i lënduari me iniciale P.M është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq policia arrestoi autorin e këtij aksidenti, ndaj të cilit rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje dhe drejtim i mjetit pa dëshmi aftësie.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›