Pr/ligji për SHISH, LSI:Votojmë vetëm ndryshimete konsultuara me NATO-n
TIRANë- Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë publik qëndrimin e saj lidhur me projektligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror. Gjatë një komunikimi me mediat, Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama tha se lidhur me këtë projekt/ligj, LSI do të votojë në parlament vetëm ndryshimet e konsultuara me NATO-n.
"LSI do të votojë të gjitha amendamentet në ligjin për shërbimin informativ që janë mirëkonsultuar me NATO-n" theksoi Rama ndërsa e cilësoi si proritet madhor të qeverisë bashkëpunimin dhe partneritetin e ngushtë të Shqipërisë me NATO-n për shërbimet inteligjente dhe luftën kundër terrorizmit duke shtuar se Shqipëria do vazhdojë përmbushjen e të gjitha angazhimit në kaudër të këtij partneriteti.
"Ndryshimet në projketligjin për SHISH duhet të realizohen në bashkëpunim dhe në konsulencë të ngushtë me aleancën pasi janë detyrime që burojnë nga angazhimet madhore që ka ndërmarrë Shqipëria" u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i LSI.
Ndërkaq Luan Rama i bëri apel të gjithë faktorëve politik të angazhohen në realizmin e kodit të ri elektoral.
"LSI ka qënë pro dialogut dhe arritjes së konsensusit në tryezën e dialogut politik" u shpreh ai.
Përfaqësuesi i LSI-së nënvizoi se Kushtetuta e vendit krijon mundësi për të gjetur zgjidhjen në respekt të saj dhe garanton domosdoshmërinë e transparencës".
Rama theksoi se "dialogu PD-PS është fokusuar te komisioni i posaçëm parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të kaluara dhe tek modalitetet e punës së këtij komisioni që është një aspekt për të cilin nuk kemi arsye të dyshojmë".
"Përkundrazi shpresojmë dhe besojmë që produkti të jetë pozitiv dhe në të mirë të realizmit të asaj çfarë është edhe kërkesa e palëve", shtoi ai.
(e.n/BalkanWeb)