Rama inspektonpunimet në bllokune banesave sociale
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e kompleksit të banesave sociale në periferi të kryeqytetit, në Shkozë. Kryebashkiaku Rama tha se ky projekt i standarteve europiane synon të ëprbëjë vizionin e ri të strehimit social për familje që pavarësisht se janë në kushte të vështira sociale dhe ekonomike meritojnë të jetojnë në një mjedis cilësor dhe të sigurtë.
“Ishte kënaqësi që të ndiqnim nga afër zhvillimin e punëve për qendrën e re sociale që do të integrohet brenda kësaj lagjeje të re të cilën po e ndërtojmë për të pastrehët, ku 400 familje do të mund të gjejnë më në fund atë që kërkojnë prej shumë kohësh, një strehë me komoditet dhe hapësira publike tërësisht me standarde europiane. ” theksoi Rama.
Projekti i cili në fazën e parë parashikon ndërtimin e 3 blloqeve të banimit, aktualisht është në fazën përfundimtare në 2 nga këto blloqe dhe po punohet me qëllim përfundimin në fillim të vitit të ardhshëm të bllokut të tretë.
Krahas banesave sociale, Rama inspektoi punimet edhe në qendrën sociale për fëmijët në nevojë. Me ngitjen e kësaj qendre sociale, Bashkia e Tiranës synon përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve që lypin, fëmijëve që punojnë dhe komunitetit rom.
(e.n/News24/BalkanWeb)