E Diel, 1 Nëntor 2026

SOS 250 femije jetojne rrugeve te Tiranes

Ne zonat me te frekuentuara neper kryqezime dhe rruge kryesore te Tiranes punojne dhe jetojne 250 femije. Jane femijet e rruges ata lypesit qe gjenden kudo ne kryeqytet qe kane zgjedhur kete menyre mbijetese. Nje pjese e madhe e ketyre femijeve dhunohen nga familjet disa shfrytezohen dhe abuzohen. Madje shumica prej tyre jane analfabete pasi kane braktisur shkollen dhe prej kohesh as nuk marrin sherbim shendetesor. SOS nje sherbim i ri social i ofruar se fundmi nga Bashkia e Tiranes kundrejt kesaj kategorie vecse sa kuron fasaden e fenomenit por serish duke mos e zgjidhur. Sipas projektit te lancuar nga kryebashkiaku Rama femijet e rruges bashke me prinderit e tyre do te asistohen ne rruge me keshilla apo edhe do te orientohen drejt qendrave sociale ku mund te kalojne disa ore por ne fund te dites ata serish duhet te kthehen drejt strehes se tyre rruges. Programi i bashkise nuk zbut fenomenin dhe aq me teper rreziqet qe u kanosen ketij komuniteti. Serish keta femije neser dhe cdo dite tjeter do te vazhdojne ne rutinen e tyre te pastrehe dhe pa ndihme do te zvarriten mbi xhamat e makinave per te fituar buken e gojes. Dhe te tille jane jo pak por 250 femije te cilet sigurojne jetesen ne 11 zona te Tiranes kryesisht ne parkun Rinia kryqezimet e Rruges se Kavajes Rruges se Elbasanit Stacioni i Trenit dhe zona e ish-Bllokut.

Zonat ku jetojne femijet

Kryqezimi i Unazes me Rrugen e Kavajes Kryqezimi te shkolla Vasil Shanto Kryqezimi ne shetitoren Deshmoret e Kombit Kompleksi Tajvan Kryqezimi ne Rrugen e Elbasanit Zona e Qendres Spitalore Nene Tereza Stacioni i Trenit Koder-Kamez Zona e Doganes Tirane Zona e ish-Bllokut Kryqezimi tek ekspozita Shqiperia sot



Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›