Durrës, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim
Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e tre personave, i treti i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane. Kështu janë arrestuar:
1-Shtetasi Oresti Liço, 22 vjec, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga ana jonë pasi Gjykata e Rrethit Durrës, e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.
2-Bledi Xhani, 22 vjec, banues në Durrës, shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Durrës, e ka dënuar me18 muaj burg për veprën penale të moskallëzimit të krimit.
3-Shtetasi Fatmir Mema, 49 vjec, banues ne Xhafzotaj Durres. Ky shtetas është shpallur në kërkim nderkombetar me date 17.04.2012 pasi autoritetet e drejtesise te Catanzaros ne Itali e kane denuar me 20 vjet burgim dhe kane leshuar Urdher Arresti per kete shtetas per kryerjen e veprave penale te shfrytezimit te prostitucionit dhe shfrytezimit ne formen e skllaverise, te parashikuara ne Kodin Penal Italian.
Materialet proceduriale iu kaluan per veprime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres ne funksion te ekstradimit te ketij shtetasi.