E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet vagoni bllokohethekurudha Vorë- Shkodër

SHKODER- Rrëzimi I një vagoni mallrash ka paralizuar transportin hekurudhor në linjën Vore-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur vetëm 30 minuta më pare kur një tren mallrash po lëvizte drejt Hanit të Hotit. Në afërsi të fshatit Bubq një vagon i tij është shkeputur duke dëmtuar trasenë dhe shinat e trenit, ndërkohë që gjithë transporti përmes kësaj linje u paralizua. Nga rrëzimi I vagonit fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Rrëzimi I vagonit bllokoi dhe trenin e pasagjerëve në këtë aks hekurudhor. Dhjetëra pasagjerë janë në pritja të riparimit të defektit I cili specialistëve mund të zgjasë pasi do të bëhet ndërhryje në gjitha gjatësinë e shinës së trenit. Pasagjerëve iu është bërë thirrje të gjejne mjete të tjera lëvizje. (ns/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›