Fier, zjarr në një pyll me pisha, rrezikohen 50 banesa
Një zjarr i madh ka përfshirë një pyll me pisha në komunën Cakrran të Fierit, duke vënë në rrezik rreth 50 banesa që ndodhen aty. Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej rreth 20 hektarë me pisha, ndërsa ndohen nën kërcënim serioz dy lagje të të fshatit Gjorgos. Ndërkaq menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikëse dhe policie të cilët po punojnë për shuarjen e e zjarrit.