Zgjedhjet serbe në Kosovë, Rasmussen thirrje për qetësi
PRISHTINE- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen u ka bërë thirrje sot liderëve në Kosovë dhe Serbi që të ndikojnë në ruajtjen e qetësisë gjatë zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës. Në një deklaratë të shefit të NATO-s, të lëshuar sot, përsëritet gatishmëria e NATO-s për të vazhduar ruajtjen e sigurisë dhe qetësisë në Kosovë, njofton Koha Ditore.
“Të dielën do të ketë votime në Kosovë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe. Un fuqishëm u bëj thirrje të gjithë liderëve dhe të gjitha komuniteteve që të tregojnë përmbajtje gjatë procesit të votimit” , ka thënë Rasmussen. “ Në këtë periudhë kyçe është me rëndësi të evitohen veprimet e njëanshme apo deklaratat, të cilat mund të nxisin tensione. Prandaj unë mirëpres marrëveshjen e arritur për të lejuar OSBE-në të lehtësojë procesin dhe u bëj ftesë Prishtinës dhe Beogradit që të vazhdojnë bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të sigurohet një votim i qetë dhe paqësorë”, ka porositur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, duke përkujtuar se KFOR-i zbaton në mënyrë të paanshme mandatin e tij në Kosovë.
“Është mision i KFOR-it që të ruaj një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, në një mënyrë të paanshme, siç ka bërë tash e më shumë se njëmbëdhjetë vjet. Unë kam besim të plotë në profesionalizmin e komandantit të KFOR-it që të përdorë të gjitha mjetet brenda mandatit të cilat janë në dispozicion, përfshirë edhe batalionin e dytë të Forcave rezervë për operacionet, i cili tashmë është vendosur në Kosovë”, thuhet në deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.
Rasmussen më tej thotë se KFOR-i dhe EULEX-i do të vazhdojnë të koordinojnë për së afërmi punën në terren. “E ardhmja e tërë rajonit është në integrimet euro-atlantike, prandaj ne duhet të bëjmë gjithçka që është në mundësinë tonë për të evituar çfarëdo kthimi prapa në progresin e rajonit drejt arritjes së këtij qëllimi”, ka thënë ai.
(ma.ar/BalkanWeb)