E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, arrestohet 23-vjeçari, u kap me kanabis dhe heroinë

Një 23-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit pasi u kap me mbi 5 kg drogë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm është arrestuar shtetasi Ardit Çela, banues në Koder Kamëz në Tiranë.

Arrestimi i I tij u bë pasi gjatë kontrollit në automjetin tip Alfa Romeo me targa AA 943 EE në pronësi të këtij shtetasi, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 pako të mbështjella me natriban,  11 nga të cilat dyshohet se kanë në brendësi  bime narkotike të llojit Canabis Sativa me peshe 4 kg e 471 gr dhe 1 pako përmbajtje lënde narkotike të llojit Heroinë me peshë 575 gr.

Sipas policisë pakot me lëndë narkotike u gjetën të fshehura në pjesët anësore, tek shasia dhe tek mbështetesja e dyerve të automjetit ndërsa makina do të imbarkohej për të udhëtuar me tragetin Durrës-Bari drejt Italisë.

Ndërkohë materialet në ngarkim të tij iu përcollën Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale Trafikim i narkotikëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›