E Diel, 1 Nëntor 2026

Mat, bie në humnerë një mjet në aksin Burrel-Klos, 4 të plagosur

Katër persona janë plagosur paraditen e sotme në Mat pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka rënë në një humnerë.

Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin rrugor Burrel-Klos, në vendin e quajtur Ura Shulbater ku automjeti tip benz me të cilin udhëtonin të plagosurit ka dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi prej 40 metrash.

Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe më rëndë paraqitet gjendja e drejtuesit të mjetit Gani Derguti, 50 vjeç ndërsa 3 pasagjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›