E Diel, 1 Nëntor 2026

1 vjetori i Gërdecit, Qeveria : Banorët nuk lejuan të përdoren politikisht

Qeveria shqiptare në 1 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit me anë të zëdhënëses së saj Juela Meçani u shpreh se vlerëson fisnikërinë e banorëve të Gërdecit që me përçmim refuzuan përpjekjet për të manipuluar me shpirtrat e njerëzve të tyre të dashur për qëllime politike dhe vlerësuan bashkëpunimin me qeverinë dhe qëndrimin e kësaj qeverie që në minutat e para pas aksidentit e deri në ditët e sotme. Në deklaratë gjithahstu thuhet se qeveria nuk është pajtuar dhe nuk pajtohet me akuzat e formuluara vetëm e vetëm për të fshehur përgjegjësit e vërtetë të këtij aksidenti tragjik, nuk është pajtuar dhe nuk pajtohet me zgjatjen e hetimit dhe pazaret politiko-mediatike me dosjen e kësaj tragjedie. Për qeverinë shqiptare zbardhja e të vërtetës mbi Gërdecin është me rëndësi kapitale për drejtësinë shqiptare u shpreh zëdhënësja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›