Durrës, arrestohet një shtetas i dënuar në Kosovë

Idriz Murati, 53-vjeç, lindur në Podujevë, u arrestua pasi është dënuar nga drejtësia kosovare me 1 vit burg, për veprën penale “Mbajtje, trafikim, prodhim, transport të pa autorizuar të armëve”.
Shtetasi në fjalë me datën 17 Korrik 2008, është kapur nga oficerët e shërbimit doganor të Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me një sasi të konsiderueshme municioni dhe një pushkë Remington, në mjetin me të cilin udhëtonte.
Kapja e tij është bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare port Durrës gjatë kryerjes së procedurave në hyrje të këtij shtetasi. Gjatë kontrollit në sistemin e Interpolit ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Për këtë është bërë dhe verifikimi përkatës përmes Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana. /S.Ll/Start/
2011-09-05 17:45