E Diel, 1 Nëntor 2026

"Skenderbej", nga do kalojne makinat

Trafiku i renduar i muajve te fundit, pritet te lirohet, me hapjen e dy akseve rrugore qe kalojne neper qender. Keshtu, Bashkia e Tiranes ka vendosur ne bashkepunim me Policine Rrugore qe brenda pak ditesh te mundesohet hapja e dy korsive, gje qe pritet t'i jape nje frymemarrje te re trafikut ne Tirane. Behet fjale per hapjen e rruges para Bashkise se Tiranes, qe kalon tek Xhamia, ose te 15-kateshi, si dhe per aksin para Ministrise se Ekonomise, kur kthehesh nga Banka e Shqiperise, per te shkuar me pas ne bulevard.

Zhbllokimi

Kur na ndajne vetem 6 dite nga nisja e sezonit te ri shkollor, duket se metropoli shqiptar nuk do te vuaje me trafikun e perditshem, i cili sa vjen e rendohet. Nje gje e tille eshte premtuar nga autoritetet e Bashkise se Tiranes dhe te Policise Rrugore, dhe ka te beje me hapjen e dy akseve te rendesishme rrugore qe kalojne drejt qendres, pra aksi para Bashkise se Tiranes, prej nga kalon te Xhamia, si dhe aksi para Ministrise se Ekonomise, per t'u kthyer nga Banka e Shqiperise, prej nga del me pas ne bulevard. Kjo eshte skema me e re e qarkullimit ne Tiranes, e cila pritet te stabilizoje disi qarkullimin, duke qene se eshte renduar shume muajt e fundit. Nje situate te tille shqetesuese e kane nxjerre statistikat e kryera nga specialistet urbanistike te Bashkise, por dhe informacionet e policise mbi hyrje-daljet e automjeteve ne kryeqytet. Mbi pritshmerite e kesaj skeme, policia ka marre te gjitha masat, ndersa takimi i krereve urbanistike te Bashkise me efektivet e Policise Rrugore, pritet qe te jape frytet e veta per te gjithe qytetaret. "Krahas punimeve te tjera qe po behen ne sheshin "Skenderbej", do te behet e mundur hapja e dy rrugekalimeve, me qellim lehtesimin dhe lirimin e trafikut", thote Selami Kapedani, Komisari i Policise Rrugore.

Ndryshimet

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha e ka paralajmeruar nje ndryshim te tille pak kohe pare, duke u shprehur se fatkeqesisht, edhe pasi projekti te perfundonte, situata e trafikut nuk do te permiresohej. "Natyrisht, ne nuk mund ta kthejme sheshin ne gjendjen e meparshme, por clirimi i perkohshem i trafikut eshte nje urgjence me te cilen po merret Bashkia dhe ekipi im", eshte shprehur Basha. Ai ka vijuar se paralelisht me kete, do te ecet me nje studim qe do te rishikoje mundesite per nje zgjidhje afatgjate te ceshtjes se trafikut ne sheshin "Skenderbej", qofte kjo me ndertimin e nje nenkalimi me by pass, me parkime nentokesore. "E rendesishme eshte qe zgjidhja te jete afatgjate, te jete nje zgjidhje e cila respekton ne menyre te plote nevojat e qytetareve sot, por qe i qendron jo vetem 5 viteve te ardhshme qe te filloje prape puna per ta germuar, por nje zgjidhje qe i qendron 50 apo 100 viteve te ardhshme", eshte shprehur kryebashkiaku, pas marrjes se mandatit te tij. Prej disa kohesh, punimet ne sheshin "Skenderbej" kane veshtiresuar mjaft levizjen e lire te automjeteve, ndersa pritet qe brenda pak ditesh, trafiku ne kryeqytet te rifilloje te marre serish fryme, pas nje bllokimi disa-mujor.

Tirana drejt normalizimit, po hartohet edhe plani urbanistik

Pervec rregullimit te ceshtjes se trafikut, ka marre rruge permiresimi i situates urbanistike ne vend. Pas dy dekadash mungese te nje plani urbanistik, pasneser Basha do te mbledhe perfaqesuesit me ne ze te botes akademike dhe eksperte te tjere te njohur te fushes se arkitektures dhe urbanizimit, me te cilet do te diskutoje ne lidhje me planin e shumepritur urbanistik. Sipas Bashkise se Tiranes, procesi i hartimit te planit do te jete transparent dhe do te mundesoje perfshirjen dhe degjimin e zerit te qytetareve. Bashkia e Tiranes ka listuar nje sere parimesh qe do te kihen parasysh gjate ketij procesi aq te veshtire e te domosdoshem. Ne thelb te planit do te jete zhvillimi i qendrueshem i qytetit, qe do t'i hape rrugen zhvillimit ekonomik dhe mjedisor te Tiranes duke nxitur dhe hapjen e vendeve te reja te punes ne qytet.

L.Ndoka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›