Koplik, vritet me armë 45-vjeçari, plagoset i biri

Policia e Shkodrës bëri të ditur se të lënduar nga arma e zjarrit tip pistoletë kanë mbetur shtetasi Xhevdet Metaj, 45-vjeç, banues në qytetin e Koplikut, i cili është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen rreth orës 01.05 të mëngjesit të sotëm.
Gjithashtu, nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe shtetasi E. Metaj, 18 vjeç, i biri i viktimës, i cili është plagosur lehtë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, policia e Qarkut të Shkodrës nisi aksionin për arrestimin e autorit të krimit. Rreth orës 03.30 minuta të ditës së sotme, u arrestua shtetasi Rasim Haxhija, 45-vjeç, banues në Koplik.
Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas është autor i ngjarjes së mbrëmshme, pas një grindjeje midis tij dhe viktimës. Në lidhje me këtë ngjarje u kryen veprimet e duhura hetimore e procedurale, si dhe u bë sekuestrimi, në cilësinë e provës materiale, i armës së zjarrit pistoletë tipi TT, së bashku me një krëhër me 3 fishekë, me të cilën autori ka kryer krimin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasjes me dashje”, “Plagosje e lehte me dashje”» dhe “Armëmbajtje pa leje”. /S.Lleshi/Start/
2011-09-06 08:51